Showbiz

Vë bast në foshnjën martesore dhe i fiton 18.000 funte

Gjatë tërë shtatzënisë së dukeshës së Sussexit Meghan Markle (37) britanikët vunë baste për gjininë, emrin, datën e lindjes... Kuotat ishin të larta, ndërsa një femër me fat i pagoi 120 funte që foshnja e Meghan dhe e Harryt (34) do të quhet Archie, raporton “Daily Mail”.

Për shkak të princit të vogël, kjo femër, identiteti i së cilës nuk u zbulua, u pasurua me 18.000 funte. Nipi i gruas e cila fitoi në bastore quhet pikërisht Archie dhe fitimin e saj planifikon ta ruajë për nipin e saj.

“Në emrin e Archie vendosa para, sepse kështu quhet nipi im i cili në fakt ka lindur në të njëjtën ditë si princi. Mendova se do të ishte zbavitëse nëse vë bast dhe se Archie im do të më sjellë fat”, - shpjegoi fituesja.

“Kjo është një nga befasitë më të mëdha në historinë e basteve mbretërore, pasi që koeficienti për Archien në momentin kur u zbulua emri i fëmijës ishte 100”, – tha pronari i bastores Coral, përcjell KOHA Ditore.

T’ju rikujtojmë, të hënën e kaluar Meghan Markle dhe Princit Harry u lindi djali, i cili është i shtati në radhë për trashëgiminë e fronit mbretëror.