Showbiz

"What We Do in the Shadows" me sezon të dytë

FX e ka dhënë dritën e gjelbër për sezonin e dytë të komedisë për vampirët “What We Do in the Shadows”, seri kjo e bazuar në filmin me po të njëjtin titull të vitit 2014.

"Jemaine Clement, Taika Waititi dhe Paul Simms ia arritën t’i justifikonin pritjet e mëdha të adhuruesve duke e përshtatur kultin klasik për televizion dhe duke e krijuar kështu një numër edhe më të madh të fansave", tha Nick Grad of FX.

Waititi dhe Clement, krijuesit e filmit origjinal, qëndrojnë edhe prapa serisë humoristike e cila është përshkruar si "stili dokumentar i shfaqjes së jetës së përditshme (ose më mirë të natës) të katër vampirëve, të cilët jetojnë së bashku për qindra vjet, dhe aktualisht janë në Staten Island", shkruan KOHA Ditore.

Image

Në rolet kryesore shfaqen Kayvan Novak si Nandor, Matt Berry si Laszlo, Natasia Demetriou si Nadja dhe Harvey Guillén në rolin e Guillerm dhe Mark Proksch si Colin.

Seria aktualisht është në mes të transmetimit të sezonit të parë, episodi i fundit i planifikuar është më 29 maj, ndërsa sezonin e dytë do ta shikojmë në vitin 2020.