Showbiz

Dyshime se Loredana grabiti edhe ish-fotografin e saj

Descriptive Text

Ngjallen dyshime të reja se reperja shqiptare Loredana Zefi që jeton në Luzern të Zvicrës, përveç që ka grabitur një çift zviceran, ka grabitur edhe ish-fotografin e saj.

Nga çifti që është rreth të 50-ve, bashkë me të vëllanë Beratin, kishin vjedhur 900 mijë franga.

Lexo edhe: Arrestohet Loredana, bashkë me vëllanë e saj mashtruan një çift zviceran duke i marrë para

Loredana u arrestua dy ditë më parë dhe u dërgua në Stacionin Policor për intervistim. Atje dhanë dëshmi edhe persona tjerë, ndër ta, një ish-mik njëherësh ish-fotografi i saj. Siç raporton Blick, akuza të reja erdhën nga ai i cili i kishte thënë policisë se është mashtruar nga Loredana e vëllai i saj. Ai kishte pohuar në polici se s’kishte marrë kurrfarë respekti nga ta dhe ishte mashtruar, por policia s'ka dhënë sqarime të detajuara për Blick.

Tutje, thuhet se as Loredana dhe as burri i saj Mozzik nuk kanë komentuar rreth arrestimit.