Showbiz

Lynne Spears: “Britney është duke u përkeqësuar, gjykata duhet ta mbrojë”

Lynne Spears (64) ka kërkuar prej gjykatës qasje në të dhënat mjekësore të vajzës së saj, sepse pretendon se ajo është gjithnjë e më keq dhe dëshiron të marrë pjesë në kujdesin e vajzës së saj.

Britney Spears (37) nuk vendos për jetën e saj, por këtë e bën babai i saj Jamie (66) me një ekip mjekësh dhe avokatësh. Kjo është kështu që nga viti 2007, kur këngëtarja amerikane pësoi krizë nervore publike dhe përfundoi në spital. Tri javë më parë, ajo doli prapë nga një institucion psikiatrik, ku e kaloi një muaj dhe ku u paraqit vetë, sepse po e përballonte me vështirësi sëmundjen e babait të saj, shkruan KOHA Ditore.

Nëna e "princeshës së popit" dëshiron të përfshihet në kujdesin për Britney dhe për shëndetin e saj, por Jamie nuk e lejon këtë, sepse ajo është 'shumë tolerante', thotë TMZ.

Sam Lutfi, ish-menaxheri i Britney, i cili ishte pranë saj kur ajo pësoi krizë nervore në vitin 2007 dhe e rrojti kokën, pretendon se këngëtarja është nën ndikim të të tjerëve dhe se po e kontrollojnë kundër vullnetit të saj.

Ai madje e krijoi hashtagun Free Britney për ta përhapur atë në internet. Ai gjithashtu tha se Britney duket tmerrshëm pas daljes nga institucioni psikiatrik, raporton Yahoo. Megjithatë, përmes rrjeteve sociale ai i mohoi pohimet e Britneyt se ai kishte dërguar mesazhe në emër të saj. Ndërkohë që Britney thuhet se ka kërkuar urdhër kufizimi afrimi për ish-menaxherin e saj.