Showbiz

Kishte veshur fustan, por dukej sikur të ishte lakuriq

Emily Ratajkowski në Met Gala arriti në një fustan që i la shumë pak vend imagjinatës.

Dhe derisa për shumë njerëz Ashley Graham, plus-size modelja më e famshme, e kryeson listën e personave të veshur më keq në Met Galan e sivjetme, disa do t’ia jepnin këtë "titull" Emily Ratajkowskit - një prej modeleve më të kërkuara dhe më të bukura të sotme.

Image

Emily, bazuar në temën e sivjetme, "Camp: Notes of Fashion", mbërriti në fustan i cili zbuloi më shumë seç fshihte, ndërsa gjykuar nga fotografitë e tjera, ajo ishte në mesin e zonjave më “të zhveshura” të mbrëmjes, shkruan KOHA Ditore.

Fustani që ajo e kishte veshur ishte transparent, nën të nuk kishte veshur jelekë, ndërsa ia zbulonte edhe tërë barkun e saj. I gjithë kombinimi dukej sikur ishte vetëm një pjesë e materialit të mbështjellë rreth saj, por ajo me vetëbesim pozoi para fotografëve të mbledhur.