Përfundon “Netët e Klipit Shqiptar” në Ulqin, fitues Endri dhe Stefi Prifti

Përfundon “Netët e Klipit Shqiptar” në Ulqin, fitues Endri dhe Stefi Prifti

06 May 2019 08:31

Në arenën e Otrant resort,Ulqini mirëpret artistët më në zë nga të gjitha trojet shqiptare, të cilët u mblodhën për të marrë pjesë në natën finale të festivalit "Netët e Klipit Shqiptar".

Fitues të festivalit në këtë edicion të 16-të u shpallën Endri dhe Stefi Prifti, me klipin "Emigranti", realizim i "Max Production", të cilët morën çmimin "Klipi më i mirë në të gjithë komponentët".

Por Endri dhe Stefi nuk ishin të vetmit fitues. M çmime në kategori të ndryshme u nderuan edhe këngëtar të tjerë si Neki Emra, Flaka Krelani, Bojken Lako, Eneida Tarifa etj....

Për regjisorin Petri Bozo njëkohësisht dhe producenti i Deliart Association, në bashkëpunim me RTSH,rikthimi i këtij festivali është një dritare që ndihmon artistë dhe produksionet për të sjellë produkte më të mira nga kjo fushë...

Në këtë edicion të festivalit u përzgjodhën 56 klipe konkurruese, nga mbi 230 të realizuara, të cilat janë prezantuar në ekranin publik shqiptar për shtatë javë radhazi. Ky festival ka sjellë në Ulqin një natë ndryshe, për të gjithë artdashësit, nën prezantimin e moderatores Arjola Shehu,bashkë me të ftuarit, "Netët e Klipit" ndanë 16 çmime fituese, për regjinë,montazhin, grafinë, kamerën, produksionin,imazhin dhe interpretimin më të mirë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme