Showbiz

Modelja e njohur nga Mirdita, Adrola Dushi bën emër në SHBA

Modelja e njohur nga Mirdita, Adrola Dushi prej kohësh po e zhvillon karrierën e saj jashtë trojeve shqiptare dhe ka zgjedhur të përfshihet në botën e modelingut në SHBA. Pavarësisht se e nisi me ritme të ulëta, duket se më në fund bukuroshja shqiptare ja ka arritur qëllimit të saj.

Adrola Dushi ka njoftuar nëpërmjet ‘Revistës Who’ firmosjen e një kontrate shumë të rëndësishme me një nga kompanitë më të mëdha të modelingut në SHBA, ‘Wilhelmina Models’, përcjell KJ.

Po t’i hedhim një shikim të shpejtë mund të kuptojmë dhe se sa prestigjoze është kompania në fjalë. Në të kanë marrë pjesë njerëz shumë të famshëm si: Demi Lovato, Leona Lewis, Nicky Minaj etj.

Tashmë fatin për të qenë pjesë e këtij prestigji e ka edhe modelja shqiptare, Adrola Dushi!

(Ne foto: me mesuesen e saj ne kopeshtin e Rreshenit, Liden)

{gallery}