Showbiz

Zbulohet shkaku i vdekjes së aktores kanadeze Stefanie Sherk

Aktorja kanadeze dhe modelja Stefanie Sherk vdiq më 20 prill në moshën 43-vjeçare dhe burri i saj, Demian Bichir, gjithashtu aktor, dha lajmin e trishtuar për vdekjen e saj.

“Kjo është periudha më e trishtuar dhe më e vështirë e jetës sonë, dhe nuk dimë se sa do të na duhet ta tejkalojmë. Mbi të gjitha, shpresojmë që engjëlli ynë të mbetet në përjetësi”, shkroi aktori meksikan në Instagram.

Megjithëse ai nuk e kishte specifikuar se si vdiq Stefanie, revista “People” shkruan se ajo kreu vetëvrasje nën rrethana misterioze.

Sherk dhe Bichir ishin në lidhje që nga viti 2010, dhe nuk dihet se kur janë martuar. Së bashku ata luajtën në filmin e tij “Un Cuento de Circo & A Love Song” në vitin 2016. Ata nuk kishin fëmijë.

Demian Bichir është nominuar për Oscar për aktorin më të mirë në filmin “Star of A Better Life and Surprise” në vitin 2011./ksp