Showbiz

Beckinsale i jep fund lidhjes me Davidsonin

Megjithëse çifti nuk e ka konfirmuar zyrtarisht se romancës së tyre i ka ardhur fundi, një burim i afërt me aktoren 45-vjeçare, Kate Beckinsale, dhe komedianin 25-vjeçar, Pete Davidson, konfirmoi se ata vendosën të ndahen gjithsesi.

Edhe pse ka pasur spekulime për një kohë se çifti nuk do të qëndrojë së bashku për shkak të diferencës së moshës, burimi thotë se nuk ka të bëjë me këtë, por për shkak të pikëpamjeve dhe mënyrës së ndryshme të jetesës.

Thuhet se aktorja ishte e shqetësuar nga ndërhyrja e mediave në marrëdhëniet e tyre, kështu që ajo vendosi t’i japë lamtumirën komedianit të ri.

Pete Davidson ishte në lidhje me aktoren 20 vjet më të vjetër se ai u nda me këngëtaren Ariana Grande, të cilës i kushtoi një prej tatuazheve të tij në trupin e tij./ksp