Showbiz

Angjelin Preljocaj zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura

Me një karrierë të çmuar ndërkombëtare, koreografi me origjinë shqiptare Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura.

“Lajmet e mira për artistët që Shqipërinë e mbajnë me vete janë ato që na bëjnë krenarë, por edhe flasin për Shqipërinë që kemi dhe që duam. Angjelin Preljocaj, zgjidhet anëtar i Akademisë Franceze të Arteve të Bukura. Koreografi shqiptar që Shqipërinë e mban në zemër, ka qenë bashkudhëtari ynë në këto vite të skenës së Baletit shqiptar, në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit”, shprehet deputetja e Partisë Socialiste Mirela Kumbaro për këtë arritje të Angjelin Preljocaj.

Angjelin Preljocaj i lindur në Francë nga prindër shqiptarë, i nisi studimet me baletin klasik, përpara se të merrej me baletin modern dhe të arrinte të trondiste me krijimtarinë e tij skenat botërore.

Sot Preljocaj numëron 50 pjesë koreografike të baletit klasik, nga solot, deri tek format më të mëdha.