Publikohen kujtimet e Prince

Publikohen kujtimet e Prince

24 April 2019 10:42

Memoaret "jashtëzakonisht personale" të Prince do të publikohen në tetor.

Ylli i hitit “Purple Rain” e ka lënë autobiografinë e tij të papërfunduar në kohën e vdekjes së tij në moshën 57-vjeçare nga mbidoza me opioide në prill të vitit 2016, por puna është përfunduar nga shënimet e tij të shkruara me dorë, nga fotografitë e rralla, fletoret e shënimeve dhe vargjet.

Kështu që drejtuesit e shtëpisë botuese “Random House” njoftuan të hënën se këtë vjeshtë do ta botojnë librin, të titulluar “The Beautiful Ones”, në bashkëpunim me zyrtarët e trashëgimisë së tij.

“’The Beautiful Ones’ është tregimi jashtëzakonisht personal se si Prince Rogers Nelson (emri i tij i plotë) u bë Princi të cilin e njohim: historia në kohë reale e një fëmije i cili e absorbon botën rreth tij dhe e krijon një personalitet, një vizion artistik dhe një jetë, para hiteve dhe famës të cilat do ta definojnë atë më vonë”, thuhet në një deklaratë të përcjellë nga The Associated Press.

Libri do t’i mbulojë vitet e fëmijërisë së Prince, deri në depërtimin e tij si yll ndërkombëtar dhe do t’i përdorë shënimet e tij, vargjet e shkruara me dorë, përfshirë edhe trajtimin e tij muzikor për Purple Rain, si dhe fotografitë e papara personale.

Ai do ta përmbajë gjithashtu një hyrje nga bashkëpunëtori i zgjedhur i Prince, shkrimtari i New Yorker, Dan Piepenbring, shkruan KOHA Ditore.

Në një deklaratë, redaktori i librit Chris Jackson tha se libri do të jetë "një homazh i mrekullueshëm i jetës së tij" dhe shtoi: "Është gjithashtu shumë më tepër se kaq: është një vepër letrare vërtetë prekëse dhe energjike, e mbushur me ide dhe vizione të Prince, si dhe fotografi."

“The Beautiful One” do të jetë në dispozicion prej 29 tetorit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme