Owen Wilson në negociata për ta luajtur bashkëshortin e Jennifer Lopezit në komedinë e re romantike

Owen Wilson në negociata për ta luajtur bashkëshortin e Jennifer Lopezit në komedinë e re romantike

24 April 2019 07:42

Owen Wilson është në negociata për ta luajtur bashkëshortin e Jennifer Lopez dhe mësuesin e matematikës në komedinë e saj të re romantike “Marry Me”.

Këngëtarja dhe aktorja e sapo-fejuar do ta luajë një superyll të popit e cila e zbulon se i fejuari i saj e ka tradhtuar pak para martesës së tyre në Madison Square Garden, shkruan KOHA Ditore.

Në vend që të martohet me të fejuarin e saj yllin e rokut që e tradhton, ajo e zgjedh një adhurues të rastit nga turma dhe martohet me të.

Lopez do të bashkohet sërish me kompaninë e produksionit e cila qëndron prapa filmit të saj më të fundit, “Second Act”, dhe të filmit të saj të ardhshëm “Hustlers” për filmin e ri “Marry Me”, i cili është bazuar në romanin grafik të krijuar nga Bobby Crosby dhe përshtatur nga John Rogers, Tami Sagher dhe Harper Dill.

Drejtori i televizionit Kat Coiro do ta marrë përgjegjësinë për filmin, ndërsa Lopez dhe bashkëpunëtorët e saj të kamotshëm Elaine Goldsmith-Thomas dhe Benny Medina do të punojnë si producentë.

Ndërkohë, Wilson vjen nga komedia “Father Figure” dhe hit drama “Wonder”. Ai gjithashtu është duke u bashkuar me Jackie Chan për “Shanghai Dawn” dhe kohët e fundit e përfundoi punën në filmin e Wes Anderson, “The French Dispatch”.

Projekti i ri shtohet në agjendën tashmë të stërmbushur të J.Lo, që ka filluar të ndërhyjë në planet e saj të martesës.

Ajo kohët e fundit e pranoi se ishte shumë e zënë me punë që të fillojë të mendojë për martesën e saj pas fejesës me yllin e pensionuar të bejsbollit Alex Rodriguez muajin e kaluar (19 mars).

Ata të dy iu kthyen menjëherë punës pas kthimit nga udhëtimi romantik në Bahame dhe si rezultat i kësaj, nusja e ardhshme nuk e ka asnjë ide se kur do ta kenë mundësinë të fillojnë t’i mendojnë idetë për ditën e tyre të madhe.

"Nuk kemi filluar ende me planifikimin...," tha ajo për emisionin e radios njujorkeze Cubby & Carolina In the Morning. "Jemi duke punuar në pjesën tjetër të vitit, kështu që nuk e di se çfarë do të ndodhë. Nuk kemi vendosur nëse do ta “fusim” disi martesën në këtë kohë apo do të presim."

Përveç punës së saj të fundit të aktrimit, Jennifer gjithashtu po e promovon edhe singlin e saj të ri, “Medicine”, në të cilin performon French Montana, përpara turneut të saj të ardhshëm "It's My Party": Live Celebration", gjatë të cilit do ta festojë ditëlindjen e 50-të.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme