Biopiku i John Lennon, “Nowhere Boy”, zgjidhet për muzikor skenik

Biopiku i John Lennon, “Nowhere Boy”, zgjidhet për muzikor skenik

23 April 2019 22:41

Producentët Brian dhe Dayna Lee i kanë fituar të drejtat skenike për biopikun e John Lennon që ndihmoi në krijimin e yllit Aaron Taylor-Johnson.

Filmi i tij i vitit 2009, “Nowhere Boy”, i xhiruar nga tani bashkëshortja e tij, Sam Taylor-Johnson, është duke u zhvilluar si muzikor skenik, sipas Deadline.

Në film, i cili i përshkruan vitet e adoleshencës së Lennonit - para se të bëhej i famshëm me Beatles, luajti Aaron si Lennon, Kristen Scott Thomas si tetoja e rokerit Mimi dhe Anne-Marie Duff si nëna e Lennon, Julia.

Brian Lee thotë për mediat se projekti do ta ketë premierën "në vitet e ardhshme" në Britani të Madhe, shkruan KOHA Ditore.

"Si ekip, do të udhëtojmë në Londër këtë verë, në përpjekjen për ta gjetur personin e duhur që ta sjellë këtë tregim në jetë", thotë ai, duke zbuluar se e veja e Lennon, Yoko Ono, është në dijeni për projektin, por nuk është e përfshirë.

Ashtu si filmi "Nowhere Boy", muzikori nuk do të përmbajë muzikë të Beatles, por do të përfshijë këngë të njohura nga rinia e Lennonit.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme