Suri Cruise e feston ditëlindjen e 13-të në mënyrë luksoze

Suri Cruise e feston ditëlindjen e 13-të në mënyrë luksoze

23 April 2019 20:39

Suri Cruise e festoi ditëlindjen e 13 në shoqërinë e shoqeve dhe nënës së saj Katie Holmes.

Vajza e prindërve të famshëm Tom Cruise dhe Katie Holmes, Suri Cruise, në ahengun privat në shoqërinë e shoqeve të veta më të afërta dhe në praninë e nënës së saj e festoi ditëlindjen e 13-të, në prag të hyrjes në pubertet dhe vitet sfiduese adoleshente. Suri dhe shoqëria e saj u panë se si largohen nga restoranti në New York pas festimit të ditëlindjes, në të cilën babai i saj, Tom Cruise nuk u shfaq si zakonisht.

Image

Suri i kaloi vetëm disa vitet e para të jetës në marrëdhënie të ngushtë me babanë e saj, aktorin e famshëm dhe scientologun sakrifikues, i cili ka lejuar që feja t’ia marrë familjen. Pas ndarjes me Katie Holmes, ai u largua edhe nga Suri, sepse kisha scientologjike nuk e lejon ta shohë vajzën e tij.

Kështu që tani Suri jo edhe aq e vogël po rritet pa figurën e babait, ndërsa dihet se ajo nuk është dëgjuar dhe as parë me babanë për 6 vjet.

Megjithatë, gjykuar nga fotografitë të cilat i publikon në profilin e saj në Instagram, Surit nuk i pengon ta jetojë jetën e vajzës së çiftit hollivudian – një jetë luksoze dhe të rehatshme si princesha e mamit. Sipas fotografive mund të thuhet se Suri nuk vuan edhe shumë për faktin se babai i saj i vë udhëzimet e priftërinjve para obligimeve të tij atërore.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme