Prezantuesja Lei Kraja zbulon mesazhet që i dërgojnë futbollistët shqiptarë

Prezantuesja Lei Kraja zbulon mesazhet që i dërgojnë futbollistët shqiptarë

23 April 2019 10:40

Lei Kraja është padyshim një nga prezantueset më të bukura të ekranit dhe ndër më të komentuarat në media. Ajo mori famë të menjëhershme pas kthimit nga Shtetet e Bashkuara atje ku është rritur dhe është shpallur Miss.

Në një intervistë për “Panorama Plus”, Lei ka pranuar se merr mesazhe nga futbollistët, por nuk preferon që jetën private ta ndajë me publikun.

“Unë nuk shpërndaj sms-të që më shkruajnë qoftë futbollistët, personazhet, ose persona të tjerë, pasi nuk ndaj me publikun jetën time private. Ngjallja e kureshtjes të bën atraktive. Por dhe nëse ka ndodhur, është mëse normale.

Në një farë mënyre, i kemi kolegë. Nëse nuk do të na kishte pëlqyer bota e futbollit, duke përfshirë lojtarët, nuk do ishim pjesë e kësaj fushe kaq të bukur. Dhe nëse kanë shkruar nuk është krim. Por për çfarë është kjo gotë dhe sa larg e çon, e ke në dorë vetë”, është shprehur Lei.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme