Cher madhështore ende e magjeps publikun

Cher madhështore ende e magjeps publikun

23 April 2019 07:45

Këngëtarja Cher për publikun e e saj ka kalëruar në elefant artificial duke treguar se vitet nuk do të thonë asgjë. Është e qartë se 72-vjeçarja e ka gjetur sekretin e freskisë së përjetshme, sepse në legjendën e muzikës është e pamundur të vërehen shenja të ngadalësimit.

Cher aktualisht është në turneun “Here We Go Again”. Këngëtarja e palodhshme zbriti në skenë në altarin e vet miniatural e veshur me një jelek ngjyrë ari në stilin e princeshës luftarake nga zhanri fantastik, dhe me kurorë në kokë.

Image

Është e vështirë t’i mohohet titulli i perëndeshës së popit, duke pasur parasysh që në moshën 72 vjeçare ende arrin ta shesë çdo koncert dhe ta mahnitë publikun. Madje edhe vetë Cher nuk e beson se 54 vjet pasi e publikoi këngën “I Got You Babe” ende mund të mbushë sallat.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme