Showbiz

Mike Myers në serinë e re në Netflix

Mike Myers do të luajë dhe do të jetë një nga producentët ekzekutiv për serinë e re humoristike në Netflix, raporton Variety.

Seria e kufizuar gjysmë-orëshe do t’i ketë gjashtë episode, ndërsa Myers do t’i luajë disa personazhe. "Më pëlqen të krijoj personazhe, ndërsa Netflix ma ka dhënë një terren fantastik ku mund të luaj", tha ai.

Image

Myers depërtoi si anëtar i ekipit argëtues të emisionit Saturday Night Live pas të cilit pasuan projekte të suksesshme filmike siç janë “Wayne’s World”, “Austin Powers” në të cilin e luajti spiunin e famshëm dhe ia huazoi zërin përbindëshit të preferuar të gjelbër - Shrekut. Kohët e fundit kemi mundur ta shohim si Ray Foster në filmin e njohur “Bohemian Rhapsody”, ndërsa thuhet se planifikohet të xhirohet edhe një tjetër komedi “Austin Powers 4”.

Producentët ekzekutiv do të jenë sërish John Lyons (me Myers ai ka punuar në filmat “Austin Powers: The Spy Who Shagged Me” dhe “Austin Powers in Goldmember”) dhe Jason Weinberg (bashkëpunojnë në emisionin “The Gong Show”). Në mesin e producentëve po përmenden Mackenzie Cyr dhe Justin Capraro-Gentuso. Për momentin nuk dihet saktësisht se për çfarë do të bëjë fjalë seria, dhe as çfarë titulli do të ketë dhe kush tjetër do të jetë i përfshirë në projekt.