Chucky kthehet në fragmentin e ri të “Child’s Play”

Chucky kthehet në fragmentin e ri të “Child’s Play”

22 April 2019 22:44

Adhuruesit e franshizës origjinale Child’s Play kishin arsye që ishin të brengosur kur u paralajmërua rebooti, i cili nuk kishte të bënte fare me krijuesin e franshizës Don Mancini dhe as me Brad Dourif, i cili ia huazon zërin kukullës vrasëse Chucky.

Të gjithë ende janë skeptikë nëse do ta mbështesin këtë projekt të ri, por sigurisht që në favor shkojnë trilerët e publikuar, të cilët e paralajmërojnë vazhdimin e denjë të tregimit.

Pas formulës së dëshmuar të Child’s Play, filmi na sjell djalin Andy (Gabriel Bateman), i cili e merr kukullën si dhuratë nga nëna e tij Karen (Aubrey Plaza) për t’ia ndrequr disponimin pas shpërnguljes.

Për fatkeqësi të Andyt, kjo kukull do të ndikojë në disponimin e tij, por në mënyrë krejtësisht të ndryshme seç pritej. Kukulla Chucky, të cilës këtë herë zërin ia huazon Mark Hamilli fantastik, në vete e mbart shpirtin e vrasësit serik dhe e vetmja gjë që e ka në mendje është vrasja.

Në filmin e ri me regji të Lars Klevberg sipas skenarit të Tyler Burton Smith, luajnë edhe Brian Tyree Henry, Tim Matheson dhe David Lewis.

Se a do jetë “Childs’ Play” reboot i mirë i filmave origjinal, këtë do ta kuptojmë në qershor, kur filmi të mbërrijë në kinema.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme