Showbiz

Planifikohet stripi i “Grateful Dead”

Rok bendi legjendar “Grateful Dead” është përjetësuar në veprat e artit, filmit dhe, natyrisht, muzikës. Tani historia e tyre do të vazhdojë në një formë të re: në strip.

“Grateful Dead Origins”, i publikuar nga Z2 Comics, do t’i eksplorojë ditët e hershme të rok bendit klasik, duke përfshirë jetën e Jerry Garcia, Phil Lesh, Bob Weir, Pigpen, Bill Kreutzmann dhe Mickey Hart. Romani grafik premton ta tregojë "historinë e transformimit të bendit nga një bend i bareve që perfomon si Warlocks për t'u bërë krijuesit e tingujve të tyre dhe paraardhësit e kulturës së jam-bendit".

"Kemi parë shumë publikime arkivore që ofrojnë audio paraqitje të mrekullueshme të historisë së Grateful Dead dhe disa interpretime të xhiruara të historisë së Dead", tha arkivisti audiovizual dhe menaxheri i trashëgimisë së Grateful Dead, David Lemieux, në një njoftim për shtyp për këtë ndërmarrje. Jemi të entuziazmuar që do ta shtojmë në narrativin e Dead këtë portretizim të bukur të historisë së origjinës së Dead në formën e këtij stripi të ri të mrekullueshëm".

Romani grafik është planifikuar të publikohet në fillim të vitit 2020 ndërsa para-porositë janë tani në dispozicion. “Grateful Dead Origins” do të vijë në edicione standard dhe deluxe. Të dy versionet do të përmbajnë shkarkim ekskluziv të muzikës së Grateful Dead nga vitet e para të bendit. Edicioni deluxe do ta përfshijë gjithashtu një përzgjedhje të muzikës së papublikuar më parë të Grateful Dead në vinyl, shkruan KOHA Ditore.

Në një deklaratë, Mark Pinkus, president i Rhino Entertainment, vuri në dukje se "Jerry Garcia ishte një entuziast i stripit, kështu që është e përshtatshme që historia e origjinës së Grateful Dead do të tregohet në formën e romanit grafik.