Showbiz

Amanda Bynes po “ia del mirë” në rehabilitim

Amanda Bynes po ia del mirë dhe po vazhdon të marrë trajtim në një institucion rehabilitimi, sipas avokatit të familjes së saj.

Aktorja e “Hairspray” u paraqit në një qendër rehabilitimi në janar pasi u ishte kthyer varësive dhe po vazhdon të marrë ndihmë dhe trajtim nga profesionistët e shëndetit mendor dhe këshilltarët e varësisë.

Në një intervistë me People, avokatja e familjes së Amandas, Tamar Arminak, i informoi adhuruesit për shëndetin e saj.

"Amanda po ia del shkëlqyeshëm, po punon në veten e saj dhe po merr pak pushim të merituar për t'u përqendruar në mirëqenien e saj, pas diplomimit në FIDM (Fashion Institute of Design & Merchandising) në dhjetor," tha ajo. "Ajo po e kalon kohën në lexim dhe ushtrime, duke vizatuar për linjën e saj të re dhe më së shumti duke u siguruar që këtë herë t’i vendosë nevojat e saj në vend të parë",  shkruan KOHA Ditore.

Në nëntor, 33-vjeçarja u shfaq në kopertinën e revistës Paper dhe foli sinqerisht për krizën e saj nervore dhe publike, gjë që çoi në hospitalizim, arrestime të shumta dhe rehabilitime, në vitin 2013 dhe 2014, dhe në betejën e saj me drogën.

Arminak gjithashtu kishte deklaruar për Access se intervista me Paper e detyroi Amandën ta kuptonte se ajo duhej të punonte në veten dhe ajo e mori vendimin për të kërkuar ndihmë.