Rihanna do të martohet me miliarderin arab?

Rihanna do të martohet me miliarderin arab?

22 April 2019 19:41

Kishte premtuar që do të publikonte album, por adhuruesit e saj nuk e kanë parë atë ende. Iu kthye dizajnit të të brendshmeve dhe kozmetikës, po i shmang paraqitjet në publik, ndërsa të gjitha këto, si duket, janë për shkak të të dashurit të saj Hassan Jameel (29). Njëra nga zonjat më të dëshiruara në showbiz, Rihanna (30 vjeç), është e gatshme për martesë, mëson Metro.co.

I përzgjedhuri i saj, Hassan Jameel, është i pasur 1.5 miliardë dollarë dhe është anëtar i bordit të kompanisë familjare Abdul Latif Jameel, të cilën e themeloi babai i tij. Familja e tij sipas Forbes është e katërta më e pasur në Arabinë Saudite, por me siguri më e popullarizuara, sepse në të kaluarën për bamirësi kanë dhuruar qindra miliona dollarë.

I riu Jameel para disa viteve ishte në lidhje me Naomi Campbell, pas vetes e ka një martesë të dështuar, ndërsa tani është i gatshëm që pjesën tjetër të jetës ta kalojë me këngëtaren tërheqëse, shkruan KOHA Ditore.

“Është çmendurisht e dashuruar në të. Martesa është vetëm çështje kohe, ajo mezi po pret që t‘i propozojë”, - tha burimi për mediat britanike.

Siç kemi shkruar tashmë, Rihanna kohët e fundit është larguar nga bota e muzikës, por kjo nuk e ka dëmtuar gjendjen e saj financiare. Edhe pse nuk ka miliarda si i dashuri i saj, albumet, performancat, turnetë, linja e të brendshmeve, kozmetikës, reklamat... Ia sollën asaj në llogari gjithsej 250 milionë dollarë tejet “solid”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme