Gwen Stefani brengos adhuruesit

Gwen Stefani brengos adhuruesit

22 April 2019 18:41

Shkon në fillerë, buzët i ka më të plota se që ishin më parë. Çmimi i trajtimit variron, por meqë paratë nuk i ka problem, mendoj se i zgjedh vetëm më të mirët, kështu që çmimi i një trajtimi është rreth 1.500 dollarë, e filloi eksperti për kirurgji plastike tregimin e tij për këngëtaren Gwen Stefani (49) për Mirror.co.uk.

Përveç kësaj, fillerët e lëkurës i vendosi në pjesën tjetër të fytyrës që të duket më e re. Çmimi i këtij trajtimi është rreth 400 dollarë - vazhdoi eksperti, i cili pastaj iu referua trajtimit "të preferuar" të këngëtares.

“Ajo ka vendosur botoks në ballë dhe rreth syve. Për shkak të kësaj, fytyra nuk është aq ekspresive siç ishte më parë. Megjithatë, botoksi, siç e dini, nuk është zgjidhje e përhershme. Pas tre deri në gjashtë muaj rrudhat kthehen dhe nevojitet një trajtim i ri. Për mua, ajo duket e mrekullueshme për moshën e saj, por duhet të ketë kujdes. Ndërhyrjet e tilla janë të mira deri në një farë mase, por përdorimi i tepërt mund të jetë shumë i rrezikshëm”, - përfundon eksperti.

Por jo të gjithë janë të kënaqur me pamjen 'e re' të këngëtares. Rrjetet sociale u vërshuan nga postimet e adhuruesve të saj se si ajo e ka tepruar me trajtimet.

“Lëre fytyrën tënde të plaket me dinjitet”, – i shkroi një adhurues, ndërsa të tjerët shtuan se ajo është e panjohshme.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme