Joga me dhitë është bërë hit – e provon edhe Sophie Turner

Joga me dhitë është bërë hit – e provon edhe Sophie Turner

20 April 2019 09:01

Ushtrimin i jogës nuk është i pazakontë, por kur për shtrirjen e muskujve ju bashkëngjiten dhitë, kjo atëherë bëhet 'hit'. Amerikanët kanë vendosur që prania e këtyre kafshëve shtëpiake i qetëson më shumë derisa bëjnë joga, dhe në këtë mënyrë u krijua trendi më i ri.

"Shpikësja" e trendit të çuditshëm është Lainey Morse, pronarja e fermës në Albany dhe mësuese e jogës. Lainey shpejt hoqi dorë nga puna e saj e vjetër dhe iu përkushtua tërësisht biznesit të ri. Menjëherë pas kësaj, thashethemet për jogan me dhitë u përhapën në pjesën tjetër të SHBA-ve dhe gjetën tokë pjellore në shumë qytete. Sot dhitë u bëjnë shoqëri ushtrueseve edhe në Kaliforni, shkruan KOHA Ditore.

Image

Trendit nuk i rezistoi as Sophie Turner (23), e njohur si Sansa Stark nga seria e njohur “Game of Thrones”. Aktorja e famshme në shoqërinë e dhive u argëtua edhe më shumë dhe u përkëdhel me to, ndërsa më vonë edhe i ushqeu.

“Emocionin që e ndjeva në trup kur shikova se si hyjnë dhitë, ishte ekstazë e plotë dhe e pastër”, – e pranoi aktorja për Vogue.

Siç edhe pritej, Sansa shkaktoi një valë reagimesh në internet.

“Si të përqendrohem tek dhitë kur Sophie i ka veshur rrobat për ushtrime?”, “mendoj se joga me dhitë është gjëja më e panevojshme, por do të shikoja çdo gjë me Sophie Turner”, janë vetëm disa nga komentet.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme