Alain Delon merr “Palmën e Artë” të Festivalit të Kanës

Alain Delon merr “Palmën e Artë” të Festivalit të Kanës

19 April 2019 10:15

Miti i kinemasë franceze Alain Delon merr Palmën e Artë për karrierën në edicionin e 72 të festivalit të Kanës, që do të mbahet në datat 14-25 maj.

Dhënia e çmimit është konfirmuar zyrtarisht në prag të prezantimit në Paris të programit të festivalit. Aktori merr këtë çmim në moshën 83 vjeçare.

Arsyetimi i dhënies së këtij çmimi është se ai i përket kinemasë për interpretimet dhe personazhet që ka mishëruar. Çmimi është një homazh i pranisë së tij të mrekullueshme në historinë e artit të shtatë.

Filma të suksesshëm, dashuri të mëdha, 8 fëmijë ku njërit nuk ka pranuar t’i japë atësinë, dhe një jetë rebele, e kanë bërë Alain Delon yllin më të njohur të kinematografisë evropiane.

Shfaqja e tij e parë në ekranin e madh daton në vitin 1957 me “Godot” ndërsa në karrierën e tij numëron 95 filma si aktor, 30 si producent dhe 3 si regjisor.

Interpretimi i parë i suksesshëm është ai i të riut Tom Ripple në “Krim në dritë të diellit”, dhe në atë të Rene Clement në 1960, ky i fundit do të ishte një tërmet artistik dhe financiar për karrierën e tij i shoqëruar me pasionin tronditës për Romy Schneider me të cilën u njoh në skenën e xhirimeve. Me atë film, “E dashura e pastër” bëri për vete Parisin, Francën, Kinemanë dhe fitoi famën./dita

Komentet

Shto koment

Të ngjashme