Showbiz

Premiera e filmit e Elton John muajin e ardhshëm në Kanë

Filmi biografik për pop këngëtarin e famshëm britanik Elton John me titullin "Rocketman", do ta ketë premierën në Festivalin e Filmit në Kanë muajin e ardhshëm, raporton Sky News.

Më saktë, filmi në të cilin Taron Egerton e luan këngëtarin dhe pianistin britanik do të shfaqet më 16 maj në rivierën e njohur franceze.

Është interesante të theksohet se regjinë e "Rocketman" e ka bërë Dexter Fletcher i cili e zëvendësoi Bryan Singerin si regjisorin e filmit biografik për Freddie Mercury "Bohemian Rhapsody" pasi që u shkarkua Singer, shkruan KOHA Ditore.

Vetë Elton John është producent i filmit dhe mund të thuhet me siguri se "Rocketman" në një farë mënyre është hibrid i cili në vete i përfshin elementet e biografisë dhe autobiografisë.

Në Britani të Madhe, ky film do ta ketë premierën më 24 maj, ndërsa publiku në mbarë botën do ta shohë atë në fund të majit.