Blac Chyna në gjykatë për borxhin 48.000 dollarë për qiranë e apartamentit...

Blac Chyna në gjykatë për borxhin 48.000 dollarë për qiranë e apartamentit...

18 April 2019 17:20

Blac Chyna (30) si duket nuk bën dot pa skandale. Pasi që u kujdes për vajzën në gjendje të dehur, u rrah me të dashurin, ndërsa për shkak të grindjes me Rob Kardashian (32) disa herë përfundoi në gjykatë dhe polici, tani starleta dhe reperja është sërish në telashe.

Sipas qiradhënësit të saj Michael Kremerman, për qiranë e apartamentit luksoz ajo ka mbetur borxh në një shumë prej 48.000 dollarë, ndërsa kjo situatë do të përfundojë në gjykatë. Chyna e mori me qira një apartament me gjashtë dhoma gjumi dhe pesë banja, por si duket nuk e ka paguar atë rregullisht. Përveç borxhit të disa qirave, reperja e ka dëmtuar rëndë pronën në fjalë, thotë Kremerman.

Image

Përvoja e saj me gjykatat për fat i mungon, kështu që Chyna do të duhet ta menaxhojë mirë këtë. Me ish-partnerin Rob Kardashian ajo vazhdimisht ka kaluar kohë nëpër gjykata, edhe pse në parim janë dakorduar që dallimet e tyre do të përpiqen t’i lënë mënjanë dhe të përqendrohen në përgjegjësitë prindërore dhe edukimin e vajzës së tyre Dream, shkruan KOHA Ditore.

“Për mua dhe Robertin është në interes të jemi prindërit më të mirë të vajzës sonë, të cilën të dy e duam pafundësisht. Robert është një prind i mrekullueshëm”, - shkroi kohët e fundit Chyna.

E gjithë kjo ka ndodhur vetëm disa javë pasi që dyshohet se Rob ishte shumë i nevrikosur në Chyna sepse ajo në terminin kur duhej të kujdesej për Dreamin e vogël vendosi të shkojë në Hawaii. Kardashian në atë kohë e angazhoi një avokat, por shumë shpejt vendosi t’i ulte tensionet.

Edhe pse gjendja familjare me të vërtetë u qetësua, si duket Blac Chyna thjesht nuk mund të rrijë pa probleme dhe gjykata.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme