Dihet ekipi i aktorëve në filmin e ri për Krishtlindje, “A Boy Called Christmas”

Dihet ekipi i aktorëve në filmin e ri për Krishtlindje, “A Boy Called Christmas”

18 April 2019 12:51

Netflix në bashkëpunim me StudioCanal dhe Blueprint Pictures është duke punuar në filmin e ri dhe atë për festat familjare, ndërsa pak nga pak po i mësojmë të gjitha detajet lidhur me këtë projekt.

Filmi “A Boy Called Christmas” do të bazohet në librin e Matt Haig nga viti 2015, i cili bën fjalë për origjinën e Babadimrit. Ngjarja bën fjalë për djaloshin 11-vjeçar Nikolas i cili udhëton në Polin e Veriut, për ta shpëtuar babanë e tij, dhe në fund miqësohet me elfët dhe trollët dhe e zbulon fshatin magjik të ngrirë Elfhelm.

Image

Yjet kryesorë të filmit do të jenë Kristen Wiig, Sally Hawkins dhe Maggie Smith me të cilët luajnë Jim Broadbent, Zoey Colletti, Toby Jones, Michiel Huisman, Henry LawFull, Rume Temte dhe Indica Watson. Për regji përgjegjës është Gil Kenan (Poltergeist), i cili e shkroi skenarin me Ol Parker. “A Boy Called Christmas” është i pari nga pesë librat e Haig për Krishtlindje, shkruan KOHA Ditore.

Produksioni i filmit tashmë ka filluar, ndërsa do të xhirohet në Lapland, Republikën Çeke, Sllovaki dhe Londër.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme