"Manifest" ecën tutje

"Manifest" ecën tutje

18 April 2019 07:48

Seria e zhanrit dramë e NBC-së, “Manifest”, do të ketë sezon të ri, raporton “The Wrap” nga një burim i besueshëm.

Në qendër të ngjarjes së sezonit të parë të kësaj serie mistike dramë ishin pasagjerët e fluturimit 828, i cili u zhduk pesë vjet më parë, dhe të gjithë pasagjerët dhe ekuipazhi u morën si të vdekur. Kur më në fund u kthyen pesë vjet më vonë, ata nuk janë plakur asnjë ditë që kur u zhdukën dhe as që ishin në dijeni se kishte kaluar kaq shumë kohë. Kur u kthyen, duhej të përballeshin me disa situata të padëshirueshme, me të dashurit e tyre, por edhe me disa ngjarje të pashpjegueshme që mund të jenë të lidhura me fluturimin e tyre.

Image

"Në sezonin e parë seria është përgjigjur në shumë pyetje për fluturimin 828, por edhe shumë pyetje të tjera kishin mbetur pa përgjigje. E përgëzojmë krijuesin e serisë, Jeff Rake, producentët tanë, aktorët dhe pjesën tjetër të ekipit të cilët e bënë këtë seri të shkëlqyer me personazhe të parezistueshme dhe me marrëdhënie komplekse", thanë Lisa Katz dhe Tracey Packosta nga NBC.

Sipas rezultateve të shikueshmërisë, “Manifest” gjendet në top 5 seritë më të shikuara të NBC të punuar sipas skenarit, shkruan KOHA Ditore.

Rolet kryesore në “Manifest” i luajnë Melissa Roxburgh, Josh Dallas, Athena Karkanis, J.R. Ramirez, Luna Blaise, Jack Messina dhe Parveen Kaur. Sezoni i parë i kishte 16 episode, ndërsa episodi final u transmetua më 18 shkurt. Tani për tani nuk dihet se sa episode do t’i ketë sezoni i dytë ose kur mund ta presim në ekranet e vogla.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme