Christoph Waltz në filmin e ri të Wes Anderson

Christoph Waltz në filmin e ri të Wes Anderson

17 April 2019 22:47

Ekzistojnë nivele të ndryshme të misterit në krijimin e filmave tani për tani. Njëri ekstrem është Marvel Studios dhe Lucasfilm, të cilët çdo detaj të lidhur me ngjarjen e filmit e mbajnë të lidhur me ngjarjen e filmave të tyre dhe atë në konfidencialitin më të rreptë. Nga ana tjetër është Wes Anderson, i cili është i gatshëm të tregojë gjithçka për projektin e tij të ri, nëse i parashtrohet pyetja.

Në një intervistë me portalin francez Charente Libre, Anderson i zbuloi disa detaje lidhur me produksionin e filmit The French Dispatch, projektin e tij të ri i cili aktualisht është duke u xhiruar në Francë.

Mes informacioneve që ai i zbuloi më interesantet janë për ekipin e aktorëve dhe datën e mundshme të shfaqjes.

Image

Përveç yjeve tashmë të planifikuar, risi janë aktorët që nuk kanë pasur mundësi të punojnë me Andersonin deri më tani: Rupert Friend, Alex Lawther dhe befasia më e madhe - Christoph Waltz. Tani për tani nuk dihet se çfarë roli e pret Waltzin, por fituesi i dyfishtë i Oscarit me siguri do të përshtatet në mënyrë të përkryer në ambientin e veçantë të Andersonit, shkruan KOHA Ditore.

Regjisori gjithashtu e përshkroi ngjarjen e filmit: ngjarja bën fjalë për jetën e një gazetari amerikan i cili përpiqet të luftojë për lirinë që të shkruajë çfarë të dëshirojë. Anderson tha se filmi nuk do të jetë për lirinë e mediave, por do ta sjellë një koment social mbi këtë temë, sepse do të ishte e pamundur të shmanget në një ngjarje të tillë.

Anderson gjithashtu e dha të paktën një kohë të përafërt se kur mund ta presim shfaqjen e filmit: nëse gjithçka shkon sipas planit, duhet të përfundojë deri në fund të këtij viti. Supozojmë se kjo do të thotë se “The French Dispatch” do të mbërrijë nëpër kinema në rastin më të mirë në fund të këtij ose në fillim të vitit të ardhshëm.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme