Tom Jones përkujton kompozitorin e “Delilah”, Les Reed

Tom Jones përkujton kompozitorin e “Delilah”, Les Reed

17 April 2019 20:47

Tom Jones ka bërë homazhe për kompozitorin e ndjerë Les Reed, i cili qëndron prapa disa prej hiteve të tij më të mëdha.

Vdekja e Les në moshën 83-vjeçare u bë e ditur nga familja e tij të martën.

Përveç se shërbeu si pianist në rock and roll bendin “The John Barry Seven”, ai ishte i mirënjohur për bashkëkompozimin e këngëve ikonike të Tom, “Delilah” dhe “It's Not Unusual”, si dhe hitin nr. 1 britanik të Engelbert Humperdinck, “The Last Waltz”.

Pasi dëgjoi për vdekjen e këngëtarit, ikona uelsiane Tom Jones e lavdëroi atë në një postim emocional në “Facebook”.

"Me shumë keqardhje e dëgjova lajmin për vdekjen e shokut dhe kolegut tim Les Reed," shkroi 78-vjeçari. "Les ishte një kompozitor dhe aranzhues i talentuar, i cili ishte kyç në kompozimin e shumë hiteve, duke përfshirë dy këngë të rëndësishme për mua; 'It’s Not Unusual' dhe 'Delilah'. Les ishte një njeri i mirë, një legjendë në botën e kompozimit, trashëgimia e të cilit do të jetojë përmes muzikës së tij. Prehu në paqe Les".

Yjet e tjerë që e përkujtuan përfshijnë organizatorin muzikor Tim Rice dhe kompozitorin Mike Batt, shkruan KOHA Ditore.

Tim tweetoi: "Ka vdekur Les Reed, një nga kompozitorët më të mëdhenj britanikë, dhe një nga më të mirët. Ai ishte kompozitor i hiteve të panumërta që do të jetojnë gjatë viteve dhe dekadave të ardhshme. Të gjithë adhuruesve të muzikës së tij ai do t’u mungojë shumë dhe ata kurrë nuk do t'i harrojnë këngët, talentin dhe bujarinë e shpirtit të tij. Pusho në paqe Les".

Mike shtoi se Les ishte "shembull për të" si dhe një mik dhe ishte "një nga kompozitorët më të talentuar natyral që e kam njohur ndonjëherë" në postimin e tij në Twitter.

Gjatë karrierës së tij, këngët e kompozuara nga Les janë regjistruar nga muzikantët si Elvis Presley, Shirley Bassey, Bing Crosby, Lulu, Petula Clark, The Dave Clark Five dhe Connie Francis, e cila gjithashtu e kujtoi atë në “Facebook”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme