Dua Lipa i përgjigjet kritikës “pse po u ndihmon sirianëve e jo Kosovës”

Dua Lipa i përgjigjet kritikës “pse po u ndihmon sirianëve e jo Kosovës”

15 April 2019 18:19

Këngëtarja me famë botërore, Dua Lipa, i është përgjigjur një kritike në Twitter se përse ajo kishte shkuar në Liban për të takuar dhe përkrahur fëmijët refugjatë sirianë e nuk po ndihmon në vendlindje, në Kosovë.

“Ndihmo njerëzit e tu Dua, shumë shqiptarë në Kosovë po vuajnë pa shtëpi e pa ushqim. Ju shkoni në Lindje të Mesme për të ndihmuar arabët e jo popullin tuaj”, ishte kritika që kishte marrë këngëtarja.

Dua Lipa takohet me fëmijët refugjatë sirianë, thotë se ka një lidhje të veçantë me ta

“Kam hapur një fondacion në Kosovë për të bërë të njëjtën gjë që nga viti 2016. Quhet SunnyHillFoundation. Mund të shikoni për gjithë punën që kemi bërë që nga ajo kohë përmes uebfaqes tonë”, ka shkruar ajo.

“Sunny Hill Foundation” ka dhuruar vitin e shkuar 100 mijë euro për 17 organizata humanitare, ngjarje kulturore e shkolla të muzikës në Kosovë, në formë grantesh nga 5 apo 10 mijë euro.

 


 

 

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme