Showbiz

George Clooney zhvillon biopikun e ri për John DeLorean

Marrëveshja e re e George Clooney me MGM do të fillojë me filmin për perandorin e automobilave, John Delorean.

Aktori/regjisori dhe partneri i tij i Smokehouse Pictures, Grant Heslov, së fundmi e nënshkruan një marrëveshje dyvjeçare me drejtorët e studios dhe biopiku, në të cilin fituesi i çmimit “Oscar” do ta luajë ndoshta DeLorean, si duket do të jetë projekti i parë.

Filmi do të bazohet në artikullin e “Epic Magazine” për DeLorean, të shkruar nga Alex Pappademas.

Automobilat sportivë të DeLorean ishin lodrat e të pasurve dhe njëra prej tyre e bëri një paraqitje të famshme në filmin "Back to the Future" - si një makinë e udhëtimit në kohë.

Disenjatori dhe inxhinieri i veturave ishte kreu më i ri i departamentit në historinë e “General Motors” para se të largohej për ta krijuar kompaninë e tij në vitin 1973.

Jeta prej playboy e DeLorean mbaroi kur ai u akuzua për trafikim me kokainë pas një operacioni zbulimi. Ai u lirua përfundimisht pasi që dëshmitë treguan për futje në kurth.