Showbiz

Jennifer Lopez mohon akuzat se i fejuari i saj e ka tradhtuar

Descriptive Text

Jennifer Lopez ka thyer heshtjen në lidhje me akuzat që i drejtohen të fejuarit të saj.

Disa ditë pasi pranoi propozimin për martesë, ish-kolegu i Alex Rodriguez e akuzoi se e tradhton me ish-gruan e tij.

Kështu nisën spekulimet se Rodriguez po e tradhton divën e popit me Jessica Canescon, ish-gruaja e Jose Canescos.

Lopez zbuloi të vërtetën në një intervistë për “Breakfast Club Power”.

“Nuk ka rëndësi çfarë është thënë. Unë e di cila është e vërteta. Unë e di kush është ai, e ai e di kush jam unë. Ne jemi të lumtur. Nuk do i lejojmë njerëzit e tjerë që të na e tregojnë se cila është lidhja jonë”, tha ajo duke mohuar spekulimet se Rodriguez i ka sytë tek një femër tjetër./oranews