Showbiz

Rodney: “Nuk mund ta shikoj më ‘Only Fools and Horses’ për shkak të kolegëve të ndjerë...”

Edhe pse i famshëm, aktori britanik Nicholas Lyndhurst (57) është modest dhe i turpshëm. Ai u bë i famshëm duke e luajtur Rodney Trotter në serialin e popullarizuar "Only Fools and Horses". Ai rrallë jep intervista, por për “Daily Mail” zbuloi se nuk i pëlqen ta shikojë veten në televizor, as reprizën e 'Only Fools and Horses', për shkak të kolegëve të ndjerë.

“Më pëlqen të jem aktor, por nuk dua të jem i famshëm. Ka të bëjë me faktin se famën nuk mund ta ndalosh kur të përshtatet, kur nuk je i gatshëm, kur je i zënë. Kjo nuk e ndalon ndonjë person t’ju afrohet”, - tha ai.

Image

“Only Fools and Horses” u shpall seria më e mirë humoristike britanike e të gjitha kohërave, ndërsa në një moment ajo u shikua nga më shumë se 20 milionë shikues. Nicholas e përmendi humbjen e shumë anëtarëve të ekipit, si edhe një arsye se pse nuk dëshiron t’i shikojë episodet e vjetra.

“Nuk mund ta shikoj këtë tani. Nuk dua t’i shoh miqtë që nuk janë më me ne, të cilëve u kemi bërë befasi për ditëlindje, me të cilët tallesha. Ata ishin si familje. Është e vështirë”, - tha aktori. Ai gjithashtu zbuloi se ‘Only Fools and Horses' kurrë nuk do të xhirohet më, sepse kjo është e pamundur pa John Sullivan (autorin e serisë), Roger Lloyd-Pack (Trigger), Ken (pronarin e restorantit “The Star of Bengal”), Buster (xha Albertin), Lennardin, Royin.

Image

“Ne nuk mund ta bëjmë këtë, është e pamundur pa Johnin, dhe jo vetëm atë, e humbëm Rogerin, Kenin, Busterin, Lennardin, Royin. Kjo është pjesë e madhe e ekipit që fatkeqësisht nuk janë më me ne. Natyrisht që nuk mund ta bëjmë pa ta”, – deklaroi ai.

Nicholas dhe David Jason (79) (Del Boy Trotter) ende janë miq të mirë, por tani me pjesën tjetër të ekipit më shpesh takohen nëpër ngjarje, shkruan KOHA Ditore.

“Kështu është vitet e fundit. Kjo është e tmerrshme”, - përfundoi ai.