Showbiz

Kristen Stewart në rolin e homoseksualit të ri JT Leroy, në dramën e re biografike

Descriptive Text

Kristen Stewart, ylli i franshizës ‘Twilight’, e ka realizuar një rol të ri në dramën argëtuese biografike të titulluar "JT LeRoy" e cila vjen në ekranet e kinemave në fund të prillit.

Regjinë e "JT LeRoy" e bëri shkrimtari Justin Kelly, i cili gjithashtu punoi në skenar duke i përdorur kujtimet e Savannah Knoop, heroinës kryesore në tregim.

Stewart në dramë e luan Knoop, femrën e re e cila i kaloi gjashtë vjet duke pretenduar se është autori i famshëm Jeremiah Terminator Leroy.

Drama "JT LeRoy" bazohet në historinë e vërtetë të Laura Alberst, shkrimtares e cila e krijoi personin fiktiv – homoseksualin e ri JT Leroy. Ajo pastaj e angazhon motrën e të dashurit të saj, Savannah Knopp, që të paraqitet publikisht si JT Leroy.

Kjo ngjarje tashmë është paraqitur përmes dokumentarit në vitin 2016.

Përveç Stewart, në film luajnë edhe: Diane Kruger, Laura Dern, Jim Sturgess, Courtney Love, Stella Maywell dhe shumë të tjerë, shkruan KOHA Ditore.

Filmi do ta ketë premierën më 26 prill në Amerikë, pastaj do të shkojë në distribuim në kinematë botërore.