Showbiz

David Harbor në filmin e Marvelit, “Black Widow”

David Harbor do t’i bashkohet Marvel Cinematic Universe si aktor në filmin “Black Widow”. Detajet për personazhin nuk dihen ende.

David Harbor është më i njohur për rolin e tij si sherifi Hopper në serinë e Netflix, “Stranger Things”. Aktori nuk është i panjohur në botën e stripave, sepse e kishte një rol të vogël në “Suicide Squad” në vitin 2016 dhe e luan Hellboyin në rebootin me regji të Neil Marshall, i cili do të mbërrijë në kinema më vonë këtë muaj.

Cate Shortland e bën regjinë e “Black Widow” sipas skenarit të Ned Benson dhe Jac Schaeffer. Pritet që produksioni të fillojë në qershor të këtij viti në Londër, ndërsa aktorja Florence Pugh gjithashtu do t’u bashkohet aktorëve Scarlett Johansson dhe David Harbor, shkruan KOHA Ditore.

Pritet që ngjarja e filmit do të jetë para prezantimit të parë të personazhit në Iron Man 2. Filmi i pavarur e ka mundësinë ta eksplorojë programin rus Widow, i cili do ta zbulojë origjinën e Black Widow dhe të tregojë se si ajo u bë njëra nga spiunet më të mira në botë.