Showbiz

“Jackson flinte me të tjerët derisa unë qaja në dhomën ngjitur”

Pluhuri i ngritur rreth dokumentarit “Leaving Neverland” nuk po qetësohet dot. Filmi përshkruan se si Michael Jackson i kishte joshur djelmoshat dhe i kishte bindur prindërit e tyre se nuk po bën asgjë të gabuar, por vetëm po shoqërohet me djelmoshat. James Safechuck (41) ndërkohë që ishte djalë ishte aq i joshur nga mbreti i popit sa që madje kishte qarë kur Jacksoni flinte me djem të tjerë.

“Ai më përgatiti me faktin se do ta shihja me djelmosha e tjerë. Ai më thoshte se kjo nuk nënkuptonte që ai më donte më pak. Pastaj u shfaq një djalë me të cilin ai u afrua. E pashë që ai djalë do të më zëvendësonte. Kishte shumë xhelozi, unë isha shumë i lënduar. E kuptova se më nuk isha i veçantë. Ishte një natë që e mbaj mend shumë mirë, Michael ishte duke fjetur me një djalosh tjetër në dhomë, ndërsa unë në divan. Kam qarë gjithë natën”, – përshkruan James në film, shkruan KOHA Ditore.

Image

Situatë më e ndryshme nuk ishte as me Wade Robson (36). Interesimi i Jacksonit për djemtë u dobësua me kalimin e kohës, ndërsa gjatë viteve të fundit të abuzimit ata janë ndjerë shumë të lumtur pasi që ishin intim me këngëtarin.

Jackson e ndërpriste marrëdhënien intime me djemtë kur ata i mbushnin 14 vjeç, ndërsa deri atëherë ata ishin të varur nga ai emocionalisht. Takimet e tyre kryesisht lidhen me seksin oral, puthjet, dhe stimulimin e thithave të cilin Jackson e adhuronte.

Image

“Herën e fundit që kemi fjetur së bashku ishte kur Michael u përpoq të bënte seks anal me mua, por ishte shumë e dhimbshme. Ishim në hotel. Në mëngjes më vonë ai shkoi në një xhirim dhe më kërkoi të shkoja atje urgjentisht. Më pyeti se çfarë kisha bërë me të brendshmet e mia dhe më dërgoi në shtëpi për t’i shkatërruar brekët, sepse ishte e mundur që në to të kishte gjak. Dhe unë e dëgjova. Mendoj se kjo ishte hera e fundit që kemi fjetur së bashku”, - përfundoi Wade.

James dhe Wade e kuptuan se nëpër çfarë kishin kaluar vetëm kur u bënë prindër.

“Vetëm kur lindi ai, e kuptova se çfarë është fëmija, si mendon dhe si sillet. Sekretin për Jacksonin do ta merrja me vete në varr sikur të mos më kishte lindur djali im”, - thotë Wade në dokumentar.