“Schitt’s Creek” mbërrin në fund

“Schitt’s Creek” mbërrin në fund

25 March 2019 21:21

Përgatituni për lamtumirën me Moira Rose, sepse Schitt’s Creek ka arritur në fund. Komedia e krijuar nga dyshja e përbërë nga babai dhe i biri Dan Levy dhe Eugene Levy është aktualisht në sezonin e pestë të transmetimit. Ditë më parë në Twitter Dan njoftoi se seria do të kthehet edhe me një sezon, i cili njëkohësisht do të jetë edhe i fundit.

"Jemi shumë të ngazëllyer që mund të njoftojmë se ‘Schitt’s Creek’ do të kthehet me sezonin e gjashtë në CBC dhe Pop në vitin 2020! Gjithashtu, do të donim të përfitojmë nga ky rast që t’ju themi se kemi vendosur që sezoni i gjashtë të jetë edhe i fundit".

Image

Babai dhe i biri Levy luajnë në serinë në të cilën gjithashtu luajnë Catherine O'Hara, Annie Murphy, Chris Elliott, Emily Hampshire, Jennifer Robertson, Noah Reid, Dustin Milligan, Sarah Levy dhe Karen Robinson. Seria bën fjalë për familjen Rose, të pasurit që humbin gjithçka për shkak të menaxherit të biznesit dhe janë të detyruar të zhvendosen në qytetin e vogël Schitt’s Creek dhe të përshtaten me kulturën e një qyteti të vogël, shkruan KOHA Ditore.

Seria e pati premierën në vitin 2015, ndërsa me kohë e fitoi një numër goxha të madh fansash, veçanërisht pasi filloi të shfaqet në Netflix. Seria mori lëvdata falë performancave të aktorëve, sidomos për O'Hara dhe rolin e saj si ish-ylli i telenovelës dhe matriarkja e familjes, Moira Rose, si dhe për gjithëpërfshirjen e serisë. Dan Levy shfaqet në rolin e David Rose, personazhi panseksual, ndërsa në seri nuk kishte homofobi.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme