Showbiz

“Captain Marvel” ka inkasuar madje 900 milionë dollarë deri tani

Descriptive Text

Filmi "Captain Marvel", në të cilin rolin kryesor e luan aktorja fantastike Brie Larson, vazhdon me suksese kur bëhet fjalë për të dhënat më të fundit të biletarive. Ky film deri në këtë moment në biletaritë kinematografike i ka fituar 900 milionë dollarë.

"Captain Marvel" vetëm këtë javë i ka arritur të ardhurat prej 87 milionë në nivelin global, duke i përfshirë edhe 52 milionë dollarë vetëm nga territoret ndërkombëtare, raporton Variety. Ky titull i filmit deri më tani i ka gjeneruar 589 milionë dollarë jashtë shtetit.

Në biletaritë vendore, filmi i arkëtoi madje 35 milionë dollarë gjatë fundjavës së tretë që nga fillimi i shfaqjes, gjë që i ngriti të ardhurat e filmit në Amerikën e Veriut në 320 milionë dollarë, shkruan KOHA Ditore.

"Captain Marvel" aktualisht renditet si një nga filmat më komercial i të gjitha kohërave i adaptuar nga ndonjë strip, duke i tejkaluar filmat si "Thor: Ragnarok" (854 milionë dollarë), "Venom" (855 milionë dollarë) dhe "Spider-Man: Homecoming" (880 milionë dollarë).