Showbiz

I shpenzon 100.000 dollarë në silikonë dhe përfundon në operacion

Modelistja dhe ish-mundësja profesioniste, Bobbi Billard (43), i ka shpenzuar për rritjen e gjoksit mbi 100.000 dollarë. Siç raporton Daily Mail britanik, modelistja amerikane ka vendosur silikonë madje nëntë herë, ndërsa pastaj përfundoi në operacion për heqjen e tyre, sepse, siç thotë ajo, kishte probleme shëndetësore.

"Ndihesha sikur kisha helme në gjithë trupin tim. Pas dy dekadash silikoni në gjoks, mendoj se trupi im vendosi të thotë: ‘Tani është mjaft!’”, - tha Billard, e cila rritjen e parë të gjoksit e bëri vetëm në moshën 18-vjeçare.

Për vite të tëra ajo ka luftuar me probleme shëndetësore, sidomos me dhimbjet në qafë dhe në shpinë, por kurrë, siç pretendon ajo, nuk i kishte lidhur me silikonet, shkruan KOHA Ditore.

“Nuk kisha fare energji, kisha qeska nën sy, dhimbje kronike në qafë dhe në shpinë, as nuk mendoja se silikonët mund të jenë fajtorë për shëndetin tim të keq. Pasi u paraqit kruarja në sy të cilin nuk kisha me çfarë ta lidhja, e dija që diçka nuk ishte në rregull”, – e pranoi modelistja e tronditur, e cila për ndihmë iu drejtua shfrytëzuesve të rrjetit social. Vetëm atëherë e kuptoi se për çfarë bëhej fjalë dhe se vetëm implantet ishin shkaku i gjendjes së saj të keqe.

“I kam shpenzuar mbi 100 mijë dollarë për silikonët e gjoksit me qëllim që të dukesha më mirë. Isha modele dhe nga unë pritej të dukesha mirë, isha nën presion të madh nga rrethi. Nuk kisha zgjidhje tjetër, duhej ta rrisja gjoksin. Tani jam penduar, por kohën nuk mund ta kthej”, – zbuloi Billard e cila menjëherë pas heqjes së silikonëve të parë, ndjehet shumë më mirë se më parë.

“I gjithë procesi i heqjes së të gjithë silikonëve të mi ende nuk ka përfunduar, por tashmë ndjehem shumë më mirë se më parë. Nuk do të gënjej, gjoksi im duket tmerrshëm, është i varur dhe i shëmtuar, por së paku shëndetin e kam shumë më të mirë. Për herë të parë pas një kohe të gjatë, jam e lumtur dhe e shëndetshme”, – i përcjell fjalët e saj Daily Maili britanik.