Showbiz

Ariana Grande thyen një tjetër rekord në Spotify

Këngëtarja e njohur Ariana Grande ka thyer rekord në Spotify, bëhet artisja e parë femër me 3 albume e 2 miliardë dëgjime.

Grande është artiste femër e parë me tre albume, “Thank U Next”, “Sweetener” dhe “Dangerous Woman”, secili me nga 2 miliardë dëgjime në Spotify.

Kënga “Thank U, Next” arriti mbi 1 miliardë dëgjime në vetëm 11 ditë në nëntor të vitit të kaluar.

Ylli i popit gjithashtu theu rekord në YouTube në dhjetor kur videoja e këngës “Thank U, Next u bë videoja më e shikuar në YouTube dhe VEVE në hapësirën e 24 orëve duke grumbulluar 829.000 shikime dhe 427.000 komente.

Gjithashtu, Grande hodhi nga froni Selena Gomezin si femra më e ndjekur në Instagram me 149 milionë ndjekës.

Aktualisht ajo po zhvillon turin e saj në Amerikën e Veriut për promovimin e albumit “Sweetener”./oranews