Aktorja pornografike ruse Elena Berkova kandidon për guvernatore

Aktorja pornografike ruse Elena Berkova kandidon për guvernatore

23 March 2019 18:26

Aktorja ruse Elena Berkova (34), e njohur për filmat e saj për të rritur, ka kandiduar për guvernatore në veri të Rusisë në rajonin Murmansk. Ajo e filloi fushatën me pyetjen që ia parashtroi ndjekësve në Instagram, të cilët do të jenë votuesit e saj të ardhshëm potencial.

“Me cilat probleme po ballafaqoheni në qytetin tuaj? Si qëndrojnë gjërat me spitale, shkolla, çerdhe, banesa? Dua të mësoj më shumë për jetën e përditshme në Murmansk. Unë jam me ju”, - shkroi Elena. Duke folur në një radio lokale ruse, Elena premtoi se do ta publikojë një program politik sapo ta finalizojë vendimin, shkruan KOHA Ditore

Image

Elena e kishte paralajmëruar karrierën e saj politike qysh në vitin 2009 kur donte të kandidonte në jug të vendit në Soçi. Në atë kohë ajo e regjistroi një video klip për fushatën.

Dy vjet më parë, ajo deshi të garojë në zgjedhjet presidenciale dhe ka premtuar se në shkolla do ta përshijë lëndën e seksit, dhe se ngacmimi seksual do të dënohet me vdekje. Megjithatë, ajo ishte atëherë 32 vjeç ndërsa ligjet ruse kërkojnë që kandidati presidencial të mos jetë më pak se 35 vjeç prandaj ideja e saj dështoi.

Përndryshe, Elena shpesh ka ndërlikime shëndetësore për shkak të dietave të shpeshta, orareve të mbingarkuara të punës dhe të rraskapitjes.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme