Showbiz

“Nuk jemi më fëmijë”

Seria “Stranger Things” e pati premierën në vitin 2016 dhe u bë një nga serialet më të vlerësuara të Netflixit. E frymëzuar pjesërisht nga hitet e viteve ‘80 si “E.T.” dhe “Goonies”, seria bën fjalë për jetën e katër djelmoshave dhe miqve të tyre në qytetin e vogël Hawkins.

Ka kaluar mjaft kohë që kur e kemi parë për herë të fundit Dustin (Gaten Matarazzo), Mike (Finn Wolfhard), Lucas (Caleb McLaughlin), Will (Noah Schnapp) dhe Eleven (Millie Bobby Brown), dhe duket se ata janë rritur pak nga ngjarjet e sezonit 1 dhe 2. Janë pushimet verore, kështu që fillojnë vizitat në qendrën lokale tregtare, çapkënëritë dhe punët verore në dyqanin lokal të akulloreve dhe në pishinë. Fëmijët merren me gjërat normale të fëmijëve, por si duket grupi i shokëve fillon të ndahet, shkruan KOHA Ditore

Image

Natyrisht, është “Stranger Things”, kështu që vera idilike çrregullohet nga llojet e ndryshme të kërcënimeve monstruoze njerëzore të cilat sillen rreth botës së tmerrshme alternative të njohur si Upside Down.

“Stranger Things 3” do të shfaqet në Netflix më 4 korrik.