Showbiz

Dan Osborne e largon tatuazhin e madh të Michael Jacksonit

Ish ylli i “Towie”, Dan Osborne, ka kaluar përmes trajtimeve të dhimbshme me laser për ta larguar tatuazhin e Michael Jacksonit.

Osborne e kishte një fotografi të madhe të mbretit të popit në dorën e djathtë, por sipas fotove të tij të fundit, ky tatuazh pothuajse është zhdukur tërësisht.

U nevojitën disa javë trajtime të dhimbshme me laser për t’i hequr tatuazhet e Jacksonit. Dan është një adhurues i vjetër i Jacksonit, ndërsa para se të shfaqej dokumentari kontravers "Leaving Neverland" ai e mbronte me zemër Mbretin e Popit.

Qysh në fillim të janarit, Osborne tha se Jackson thjesht i adhuronte fëmijët.

"Për mua, Michael Jackson është argëtuesi më i madh i të gjitha kohërave. Ai i adhuronte fëmijët dhe kujdesej për ta. Ai ishte një Peter Pan i vërtetë. Ai dhuroi miliona për organizatat bamirëse për fëmijët. Dhe ai i adhuronte tre fëmijët e tij. Mendoj se nuk do të mund t’i lëndonte," tha Dan.

Por, vetëm disa javë që nga shfaqja e dokumentarit dhe nga akuzat se Jackson ishte abuzues seksual i fëmijëve, janë shfaqur fotografitë në të cilat Osborne e ka larguar tatuazhin.

Në dokumentar, Wade Robson dhe James Safechuck pretendojnë se Jackson i ka abuzuar ata seksualisht derisa ishin fëmijë. Ky film solli pakënaqësi të madhe ndaj mbretit të popit ndërsa shumë radio stacione vendosën ta largonin muzikën e Jacksonit nga playlistat e tyre, shkruan KOHA Ditore

Familja e këngëtarit të ndjerë konfirmoi se do t’i padiste krijuesit e dokumentarit ndërsa filmin e krahasoi me linçim publik.

T’ju rikujtojmë, Jacksonit tashmë i ishte gjykuar për abuzimin e fëmijëve në periudhën 2004-2005. Ai u lirua nga të gjitha akuzat. Ai vdiq në vitin 2009 në moshën 50-vjeçare.