Showbiz

Brigitte Bardot akuzohet për racizëm

Brigitte Bardot po përballet me akuza për nxitje të urrejtjes racore, pasi që i quajti njerëzit nga një ishull francez në Oqeanin Indian "të egër".

Bukuroshja 84-vjeçare e kinematografisë franceze, ia shkroi një letër të hapur qortuese përfaqësuesve të qeverisë në territorin e Francës, Reunion Island, i cili shtrihet midis Madagaskarit dhe Mauritiusit, duke pretenduar se banorët ishin mizorë ndaj kafshëve.

Bardot, e cila iu kthye aktivizmit të të drejtave të kafshëve pasi u pensionua nga aktrimi, ua dërgoi letrën zyrtarëve lokalë të martën, duke u bërë thirrje atyre që të ndërmarrin veprime kundër banorëve të ishullit për të cilët pretendon se janë mizorë ndaj kafshëve. Në vend të kësaj, Prefekti i Reunionit (kreu i policisë) Amaury de Saint-Quentin ka ngritur padi duke e akuzuar atë për nxitje të urrejtjes racore.

Sipas gazetës britanike “The Times”, ajo pretendoi se Reunionistët i helmuan macet dhe qentë, ndërsa dhive ua prenë kokat ndërsa organet e tyre të brendshme i hodhën në det për t’i tërhequr peshkaqenët në festivalin "Indian Tamil" – gjë që i referohet popullsisë hinduse e cila e përbën 25 për qind të Reunion.

"E gjitha kjo të kujton në kanibalizimin e shekujve të kaluar dhe duhet të ndalet," vazhdoi aktorja e “God Created Woman”. "Vendësit i kanë ruajtur gjenet e tyre të egra, por ligjet franceze duhet të respektohen.

"Më vjen turp nga ky ishull, nga egërsia që mbretëron atje, nga rreziqet e ndërmarra nga qeniet njerëzore që përpiqen t’i shpëtojnë macet dhe qentë të sulmuara nga kjo popullatë e degjeneruar e ndikuar ende nga zakonet stërgjyshore dhe traditat barbare".