Showbiz

Mark Strong i “befasuar” që Daniel Craig u pajtua ta luajë Bondin përsëri

Mark Strong u befasua që shoku i tij i ngushtë, Daniel Craig, pranoi ta luajë edhe një film të James Bond, pasi që ishte lodhur shumë pas vazhdimit të fundit.

Daniel u tall me fansat e tij duke e promovuar filmin Spectre në vitin 2015, duke theksuar se më me dëshirë do t’i "thyente" kyçet e duarve të tij sesa ta luante 007 përsëri pasi që u detyrua t’i nënshtrohet operacionit në gju për shkak të një lëndimi të pësuar gjatë xhirimeve.

Strong, 55 vjeç, i cili e ka njohur aktorin 51-vjeçar të Bondit që kur ata luajtën në dramën televizive të BBC nga viti 1996, “Our Friends in the North”, thotë se dëshira e shokut të tij për të hequr dorë ishte e vërtetë - dhe se është i shokuar se ai ishte i përgatitur të kalonte nëpër të gjithën përsëri, shkruan KOHA Ditore.

"Isha i befasuar, sepse ai dukej aq i lodhur pas filmit të fundit", tha ai për emisionin televiziv britanik This Morning, të mërkurën. "Dhe ai ishte i lodhur, ata janë mjaft rraskapitës".

Aktori i “Shazam!” është i kënaqur që shoku i tij, i cili është kumbari i djalit të tij më të madh, nuk hoqi dorë, duke shtuar: "Ai ka qenë Bondi më i mirë ndonjëherë, sipas mendimit tim të përulur dhe me të vërtetë mezi po pres që ai të kthehet për filmin e ardhshëm".

Në filmin e D.C., “Shazam!”, Mark e luan keqbërësin, dr. Thaddeus Sivana, shpikësin e çmendur të vendosur për t’i zhbllokuar sekretet magjike, dhe ai do të donte ta luante një rol po aq keqbërës në filmin 007, por shoku i tij nuk e angazhoi dot për atë rol.

"E rëndësishme për keqbërësin është se duhet të jetë i mirë, sepse heroi nuk shpaguhet ndryshe... ata janë bërë ikonikë," shpjegon ai. "Do të doja të isha keqbërës i Bondit. Do të mendoni se do ta kisha më të lehtë të angazhohesha në këtë rol, duke qenë mik i Danielit, por kjo nuk ka ndihmuar deri më tani!"

Produksioni i filmit të 25-të të Bondit, i cili tani thuhet se e ka titullin e punës “Eclipse”, filloi këtë muaj, ndërsa data e shfaqjes është prilli i vitit 2020.

Megjithatë, Mark nuk do të luajë me Danielin, ndërkohë që ylli i “Bohemian Rhapsody”, Rami Malek po flitet me të madhe se është zgjedhur nga regjisori Cary Fukunaga për ta luajtur keqbërësin më të ri të superspiunit britanik.