Showbiz

Rory Kinnear në spin-offin e serisë "Penny Dreadful"

Penny Dreadful: City of Angels” ndoshta nuk do të jetë vazhdimi i drejtpërdrejtë i serisë horror-dramë Penny Dreadful - spin-offi është përshkruar si një "pasardhës shpirtëror" - por do ta kemi mundësinë ta shohim një fytyrë të njohur nga origjinali.

Rory Kinnear do të shfaqet në serinë e re, por si një karakter krejtësisht i ri.

Kinnear, i cili në ekranet e vogla e solli në mënyrë mahnitëse përbindëshin e Frankensteinit, në serinë e re do ta luajë dr. Pete Craft, pediatrin e suksesshëm gjerman dhe presidentin e Bundit gjermano-amerikan, organizatës për të cilën shpreson se do t’i mbajë Shtetet e Bashkuara të izoluara në kërcënimin e luftës që po përhapet nëpër Evropë, shkruan KOHA Ditore.

Image

E vendosur në Los Angeles, seria e re do ta sjellë vrasjen e frikshme e cila do ta tronditë qytetin dhe do ta përfshijë detektivin Tiago Vega (Danieli Zovatto) në historinë epike që e pasqyron historinë e pasur të Los Angelesit – nga ndërtimi i autostradave të para në qytet dhe traditave me rrënjë të thella të folklorit meksikano-amerikan, e deri tek aksionet e rrezikshme të spiunimit të Rajhut të Tretë dhe ngritjes së radio evangjelizmit.

Nathan Lane, Natalie Dormer, Adriana Barraza, Jessica Garza dhe Johnathan Nieves janë në përbërjen e aktorëve të serisë, e cila përsëri është shkruar nga John Logan. Xhirimi i serialit do të duhej të fillojë më vonë këtë vit ndërkohë që në ekranet e vogla pritet në vitin 2020.

Tani për tani nuk dihet nëse edhe dikush tjetër nga seria origjinale do të shfaqet në serinë e re.