Showbiz

Natalie Portman si astronautja që e humb lidhjen me realitetin në "Lucy In The Sky"

Ka mbërritur traileri i parë për dramën fanta-shkencore "Lucy In The Sky" në të cilën në rolin kryesor do të shfaqet aktorja fantastike Natalie Portman.

Realizimi i ri filmik i regjisorit Noah Hawley e sjell historinë për astronauten Lucy Cole, e cila pas misionit hapësinor në kthimin e saj në Tokë fillon ta humbasë ngadalë lidhjen me realitetin.

Edhe pse Reese Witherspoon, producente ekzekutive e filmit, fillimisht ishte konsideruar për rolin kryesor, astronauten Lucy e mishëroi Portman. Përveç saj në film luajnë edhe Jon Hamm, Zazie Beetz, Dan Stevans, Nick Offerman, Tig Notaro, Ellen Burstyn dhe shumë të tjerë.

"Lucy In The Sky" kryesisht bën fjalë për gjendjen mendore të astronautëve pas misioneve të gjata hapësinore.

Ky film është deri diku i lidhur me astronauten Lisa Nowak, e cila në vitin 2006 ishte në mision me Discovery dhe me t’u kthyer e filloi lidhjen me kolegun e saj Bill Oefelein. Megjithatë, ai e ndërpreu lidhjen me të dhe e filloi një lidhje të re me kolegen Colleen Shipman, gjë që ishte si nxitje për Nowak. Ajo u akuzua më vonë për përpjekjen për ta rrëmbyer Colleen Shipman dhe u largua nga NASA dhe marina amerikane, shkruan KOHA Ditore.

Data e saktë e premierës së "Lucy In The Sky" ende nuk dihet, por dihet se shfaqja e filmit do të fillojë këtë vit.