Showbiz

MySpace humbet të dhënat e përdoruesve të ruajtura prej 12 vjetësh

Descriptive Text

MySpace, një nga rrjetet e para sociale, ka kërkuar falje pasi një problem në serverë shkaktoi një humbje të madhe të të dhënave që ishin arkivuar prej 12 vjetësh – potencialisht deri në 50 milionë këngë.

Në mesazhin në faqen e tyre të internetit thuhet se “çdo foto, video dhe audio” e ngarkuar para tri vitesh, nuk mund të jenë më në dispozicion.

“Si pasojë e projektit të migrimit të serverit, çdo fotografi, video apo audio skedar që ju e keni ngarkuar para më shumë se 3 mund të mos jetë më në dispozicion në ose nga Myspace. Ju kërkojmë falje për këtë shqetësim dhe ju sugjerojmë t’i mbani kopjet e dyta”, shkruan në mesazhin e kompanisë.

Në të vërtetë, ankesat nga përdoruesit kishin kohë që kishin filluar.

Kjo platformë sociale ka ngelur mbrapa në krahasim me të tjerat për nga numri i përdoruesve, por në vitin 2003, kur edhe u krijua, tërhoqi miliona përdorues.

Në vitin 2006 ishte faqja më e vizituar në Amerikë duke kaluar edhe Google-n.

MySpace është një hapësirë për të shpërndarë muzikë si dhe për t’ju ndihmuar artistëve të rinj që të promovohen.