Showbiz

“Metallica” ribashkohet me Simfoninë e San Franciscos

Rockerët e hevay metal grupit “Metallica” po ribashkohen me Simfoninë e San Franciscos në skenë për ta shënuar 20 vjetorin e bashkëpunimit të tyre unik.

Të dy palët i bashkuan forcat në vitin 1999 për koncertet inovatore “Symphony & Metallica (S & M)”, duke i ripunuar hitet e bendit të cilat përfshinë shoqërimet orkestrale, të dirigjuara nga i ndjeri Michael Kamen.

Image

Koncertet u regjistruan dhe u publikuan si një film koncertesh dhe një album live, me ç’rast kënga e riperformuar “The Call of Ktulu” ua solli atyre çmimin Grammy për rock performancën më të mirë instrumentale.

Tani muzikantët po bashkohen përsëri për të ndihmuar në hapjen e arenës së re Chase Center në San Francisco me një performancë të vetme e cila do të përputhet me përvjetorin e koncertit të S & M.

Dirigjenti i famshëm Michael Tilson Thomas do ta bëjë një paraqitje speciale për ta marrë përgjegjësinë për një pjesë të koncertit S&M2, i cili do të mbahet më 6 shtator, gjatë javës së parë të sezonit të tij të fundit si drejtor i muzikës simfonike të San Franciscos.

Performanca e vitit 2019 u paralajmërua në një konferencë shtypi në vendin e ri të hënën, kur anëtarët e bendit “Metallica”, Lars Ulrich dhe James Hetfield, iu bashkuan Michael Tilson Thomas dhe zyrtarëve të arenës për ta publikuar lajmin, shkruan KOHA Ditore.

Përveç këngëve të paraqitura në albumin S&M, koncerti i ardhshëm do t’i shfaqë versionet simfonike të këngëve të “Metallica” të publikuara gjatë dy dekadave që nga bashkëpunimi i tyre i fundit.